A po përpiqet Amerika të “vjedhë” naftën siriane?

Propozimi i presidentit Trump për të punësuar një kompani amerikane që të menaxhojë fushat e naftës siriane, kjo u pasua me kritika nga ekspertët ligjorë dhe të energjisë.

“Ky nuk është vetëm një hap i dyshimtë ligjor, por gjithashtu dërgon një mesazh për të gjithë rajonin dhe botën që Amerika dëshiron të vjedhë naftë”, tha Bruce Riedel, një ish-këshilltar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe studiues në Institutin Brookings.

Trump gjithashtu foli për naftën siriane në një konferencë shtypi në Uashington të dielën, ku si temë kryesore pati operacionin special amerikan që vrau udhëheqësin e ISIL-it, Abu Bakr al-Bagdadi.

“Ajo që unë synoj, është që të bëjmë një marrëveshje me ExxonMobil ose një nga kompanitë tona të shkëlqyera për të hyrë atje dhe ta bëjmë të drejtë menaxhimin e pasurisë”, tha ai.

“E drejta ndërkombëtare kërkon të mbrojë pikërisht këtë lloj shfrytëzimi”, tha Laurie Blank, një profesor në Shkollën Juridike të Universitetit Emory dhe drejtor i Qendrës së Institucionit për Ligjin Ndërkombëtar dhe Krahasues.

“Ideja që Shtetet e Bashkuara mbajnë naftë në duart e ExxonMobil ose nga një kompani tjetër amerikane, është joetike dhe ndoshta e paligjshme”, tha Jeff Colgan, profesor i asociuar i shkencave politike dhe studimeve ndërkombëtare në Universitetin Brown.

Ai shtoi se kompanitë amerikane do të përballen me “shumë sfida praktike” kur bëhet fjalë për të punuar në Siri.

Siria prodhone rreth 380,000 fuçi naftë një ditë para shpërthimit të luftës në vend.

Dokumenti i punës i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2016 vlerëson se prodhimi ka rënë në vetëm 40,000 fuçi në ditë.

Ellen R. Wald, një studiuese në Qendrën Botërore të Energjisë së Këshillit Atlantik (një forum për studiues dhe drejtues opinionesh), tha se përpjekja për të marrë Exxon ose një kompani tjetër të madhe për të menaxhuat naftën siriane, do të ishte një “proces i vështirë” duke pasur parasysh infrastrukturën relativisht të kufizuar dhe prodhimin e dobët në Siri.

Nga ana tjetër, Alex Cranberg, presidenti i ndërmarrjes energjetike Aspect Holdings, e cila ka punuar në eksplorimin e naftës në zonën kurde të Irakut, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të shqetësohen për fatin e fushave siriane të naftës.

“Çështja nuk është se nafta në vetvete është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por që keqpërdorimi i saj mund të financojë problemet e ardhshme për ne nëse bie në duar të gabuara”, tha Cranberg.

Ai vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë nuk kishte kontaktuar me kompaninë e tij lidhur me këtë propozim.

“Kontrolli i Shteteve të Bashkuara mbi fushat e naftës, do të jetë një faktor i rëndësishëm që ndikon në të ardhmen e Sirisë”, tha Cranberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu