A po vjen fundi i Berishës? Motra e Haklajve takon Izet Haxhinë në burg

Ekstradimi nga Turqia në Shqipëri i Izet Haxhias, ish-truprojës së Sali Berishës shkaktoi shumë zhurmë në Shqipëri.

Kjo për shkak të çështjeve të nxehta për të cilat ende dihet pak dhe akuzohet shumë.

Ndërkohë që priten zhvillime të reja, motra e vëllezërve të vrarë, Haklaj, ka zhvilluar një takim me Izet Haxhian në burg.

“Ishte shumë kënaqësi dje kur fola me Izet Haxhia! Ishte shumë i qetë dhe pa emocione, më ashpër isha unë që isha në liri se Izet Haxhia!

Por patjetër që nga njëherë njeriu ka edhe ato shqetësimet dhe streset e jetës.

Izet Haxhia ishte shumë i ekuilibruar dhe ashtu dëshiroj të jetë gjer në fund të betejës aspak të lehtë por me të drejtën e Zotit”, shkruan Zylfije Haklaj.

Këtij statusi i është përgjigjur partnerja e Izet Haxhias.

“Ai është shumë i qetë, por do të jetë po aq i pamëshirshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë para të vërtetës. Asnjë dhe asgjë nuk do kursejë!”- shkruan ajo plot mllef. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu