A u largua Gruevski nga Hungaria?

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, pak ditë më parë tha se ndodhej në Hungari, ku dhe kishte kërkuar azil politik. Një njoftim të tillë ai e bëri nëpërmjet rrjetit të tij social “Facebook”.

Por sot një media bullgare thotë se tanimë Gruevski nuk është më në Hungari, ai është larguar.

Sipas “Fokus”, Gruevski ka ndërruar vendndodhje, dhe ky informacion është bërë i ditur nga një funksionar i VMRO-DPMNE-së.

Mendohet se tani ish-kryeministri i Maqedonisë të jetë strehuar në Turqi ose Rusi.

Kujtojmë që pak ditë më parë sistemi TIMS zbuloi se ish-kryeministri i Maqedonisë ka përdorur Shqipërinë si pikë kalimi dhe doganën e Hani-Hotit për të kaluar drejt Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu