A u pendua për këngën që ia dedikoi Ledjanës? Flet Mevlani

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka pasur pafund luhatje.

Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas. Ish-çifti nuk percjellen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.

A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision? “S’mund të them që jam penduar”– u shpreh Mevlani.

Ndërsa për një përgjigje për intervistën e Ledjanës 1 javë më parë, ai shprehet kështu: ”E bukuur sikur zanaaa”, këndoi Mevlani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu