Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, siç tha ai, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash, përcjell Periskopi.
Ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Kandidaturat e reja të miratuara janë:
Enver Hoti – Malishevë
Hafize Sallahu – Kaçanik
Mensut Ademi – Vushtrri
Ali Krasniqi – Obiliq
Beqir Kiqina – Drenas
Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca:
Ardian Gjini – Gjakovë
Ali Berisha – Pejë
Bali Muharremaj – Suharekë
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Bekë Berisha – Prishtinë
Ajet Avdyli – Novobërdë
Nazim Gagica – Gjilan
Besnik Krasniqi – Prizren
Xhemile Murati – Ferizaj
Qazim Nimani – Mitrovicë
Faton Jakupi – Kamenicë
Ukë Blakaj – Istog
Agron Kuçi – Junik
Vildane Latifi – Fushë Kosovë
Baki Feta – Podujevë
Labinot Bislimi – Viti
Ilir Tasholli – Lipjan
Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” ka shkruar tutje Haradinaj./Periskopi