Abazi: Mustafa paska pasur marrëveshje me Thaçin për rrëzimin e qeverisë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ishte i ftuar në emisionin “Click” në RTV21. Ai tha se nuk ka pasur kërkesa nga Vetvëndosja për të bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Sigurisht që zoti Veseli mund të interpretojë biseda çfarë mund të ketë individ të ndryshëm por nuk ka, e ka thënë edhe kryeministri në detyrë edhe unë po e them nuk kemi dërgu (njerëz)”, tha Abazi.

Abazi po ashtu në “Click” tha se lideri i LDK-së ka pasur marrëveshje me presientin Hashim Thaçi.

“Shkoi një kohë e gjatë duke refuzu me dhënë emrin e presidentit, Mustafa paska pasur marrëveshje me Thaçin që në një inxhiniering prapë Thaçi do të bëhet president pasi t’i kalojë mandati i parë”, tha Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu