Abazoviç dhe serbët dalin bllof, lirohet biznesmeni i njohur në Malin e Zi

Biznesmeni i njohur Branislav Brano Miçunoviç, është ndaluar më 6 janar nga policia e Malit të Zi, por është lënë menjëherë i lirë nga Gjykata e Kotorrit.

Ai arrestua tre ditë më parë nga një operacion në Budva, dhe sipas policisë iu sekuestruan dy pistoleta në makinë, por që avokati i tij e quajti makinacion dhe që rezultoi vërtet një sajesë, e konfirmuar nga gjykata që e la të lirë.

Miçunoviç, 68-vjeç, cilësohet si mik i presidentit Milo Gjukanoviçin dhe një kundërshtar i rreptë i serbëve, për këtë arsye, akuzat ndaj tij ishin politike nga ana e Dritan Abazoviç dhe qeverisë së re të Malit të Zi që është tërësisht pro-Serbisë.

Brano Miçunoviç është një nga biznesmenët më të njohur të njohur malazezë, ndërsa cilësohet edhe si “krenaria e Malit të Zi”. Tashmë që Miçunoviç doli i lirë, tregoi edhe skenarin hakmarrës, por të dobët qeverisë pro-serbe të Podgoricës.

Konsiderohet si një nga miqtë e Milo Gjukanoviç, armiku më i madh i serbëve, e në veçanti i Vojislav Sheshelit, të cilin e zboi me “shpulla” nga qyteti i Nikshiqit në vitin 1992.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu