Abdixhiku mbledh sot deputetët e LDK-së për çështjen e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takojë sot deputetët e partisë së tij për çështjen e presidentit. Nga LDK-ja i kanë thënë Telegrafit se takimi pritet të mbahet në ora 12:00.

Këto takime të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke u mbajtur disa ditë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari, Lutfi Haziri u takuan me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Gjatë këtij takimi i cili nga të dy palët u pa si pozitiv, ishte diskutuar për platformën presidenciale të Osmanit, ndërkaq po ashtu ishte kërkuar nga Osmani të shpjegonte pozicionin e saj, nëse të gjitha partitë do t’i trajtonte barabartë nëse zgjidhej presidente.

Pritet që pasi Abdixhiku të përfundojë takimet me bashkëpartiakët e tij, të ketë edhe një takim përfundimtar me Vjosa Osmanin për t’i dhënë edhe vendimin përfundimtar nëse do ta përkrahin ose jo për presidente.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu