Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Dy rrugë për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave. Ai theksoi se fokusi kryesor i bisedimeve ka qenë çështja e zgjedhjes së presidentit dhe afati kushtetues.

Ai theksoi se zgjidhja kërkon koordinim dhe vullnet politik mes subjekteve parlamentare. Sipas tij zgjedhja e presidentit të vendit mund të kryhet me konsensus politik ose marrëveshje klasike mes dy partive.

“Ne folëm për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë dhe duhet konsensus politik mes faktorëve të vendit. Ky konsensus politik duhet të ndërtohet brenda këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, deklaroi Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu