Abdixhiku takon emisarin e posaçëm slloven, flasin për zhvillimet politike

I dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh ka vazhduar takimet me liderë politikë. Ai është pritur nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me situatën aktuale politike në vend. “Sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së karshi kësaj situate dhe zhvillimeve të përgjithshme politike”, thuhet në njoftim.

Tutje, LDK thekson se Abdixhiku e ka vlerësuar Slloveninë si një partnere të rëndësishme për Kosovën .

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer që Sllovenia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një partnere të rëndësishme për Kosovën në proceset integruese euroatlantike”, thotë LDK-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu