Abdullahu: Nëse bën që në Presidencë të jetë flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe flamuri i UÇK-së?

Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Faton Abdullahu ka dalë me një kërkesë pasi që Presidentja, Vjosa Osmani, ka vendosur flamurin e LDK’së brenda Zyrës së Presidentit.

Kërkesa e Abdullahut është që në Presidencë të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës (UÇK) sepse, sipas tij, kohëve të fundit është anashkaluar prezenca ndaj vlerave të UÇK-së, transmeton Periskopi.

“Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu