Acari ‘mbërthen’ Shqipërinë, temperaturat bien deri në -15 gradë

Temperatura të ulëta, ngrica dhe dëbora kanë mbërthyer të gjithë vendin. Duket se zonat Juglindore kanë qenë më shumë të prekura nga i ftohti. Mësohet se gjatë mbrëmjes së kaluar në Korçës temperaturat kanë rënë deri në -15 gradë C.

Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe ditën e sotme, ku aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.

Ndërkohë që bëhet e ditur se vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu