Acari në Gjermani, kosovari lëshon hotelet e tij për të pastrehët (VIDEO)

Nazmi Aruqi, një shqiptar nga Kosova ka migruar në Gjermani në vitin 1995. Ai në fillim ka jetuar rrugëve, duke mos pasur askënd atje dhe duke mos e ditur as një fjalë gjermanisht.

Por, sot Aruqi është një biznesmen.

Sikur edhe shumë shqiptar Nazmiu, e ka treguar zemren e tij të madhe duke hapur derën e hoteleve të tij për të pastrehët.

Në Gjermani po mbretëron një mot goxha i ftohtë, që atij ia rikthyen kujtesën e së kaluarës.

Për këtë arsye kosovari hapi dyert në qytetin e Frankfurtit, ku temperaturat arrin në -16 gradë Celsius.

”Dy javë kemi qenë nëpër rrugë, normal pa ngrënë pa pirë dhe pa strehim”.

“Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel”.

Biznesmeni nga Kosova shpjegoi edhe mënyrën e iniciativës që ka ndërmarrë.

“Unë more në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në Facebook dhe 6 mijë njerë e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane”, tha ai.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu