Acarohen marrëdhëniet Serbi-Shqipëri, ministri i Brendshëm Stefanoviç: Shqipëria po na cenon sovranitetin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit . Sipas tij, kërkesa e  ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiripër të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn, përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb.

Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshëm për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë I Interpolit,  ka thënë Stefanoviç.

“Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor  duke shmangur çështje me konotacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilëve serbe në vitet ’98-9’9. Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje, shkruan media serbe Kurir.

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu