Duke komentuar kuadrot e BDI-së në qeverinë e re të Zoran Zaevit, njohësit e çështjeve politike në emisionin 200 në Alsat thanë se ata lënë shumë për të dëshiruar duke dëshmuar edhe njëherë faktin se për përfaqësimin shqiptar në ekzekutiv vendosin dy tre persona që në plan të parë kanë interesat e ngushta dhe jo të opinionit më të gjerë. Visar Ademi thotë se kuadrot e rinj shqiptar do të jenë zhgënjim i ri për shqiptarët nëse krahasohen me ata maqedon. Ndërsa Ermira Mehmeti e cila angazhohej për reforma në BDI thotë se në kjo parti vazhdon të jetë e mbyllur dhe ndëshkuese për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.
Në vend që partitë politike shqiptare të rrisin nivelin e cilësisë dhe tolerancës dhe të japin një ofertë ndryshe, ato e ulën akoma më shumë këtë prag. Kur në 2017 ne do të duhet të garojmë me vepra me CV të pasura, ne akoma kemi nominime nga babaxhanët e partive politike të cilët njihen si partia e Aliut, partia e tij apo atij. Atje ka dy tre persona që vendosin për çdo gjë përfshirë edhe ministrat, vendosin për fatin e gjithë kombit shqiptar. Këta emra nuk janë vetëm ofendim për BDI-në, janë ofendim edhe për të gjithë rajonin nga ato të cilët vijnë dhe janë ofendim për popullin shqiptar dhe kur këto do krahasohen me punën me eksperiencën dhe CV-në e kolegëve të tyre maqedonas që kanë diplomuar jashtë dhe kanë një eksperiencë të pasur, atëherë do e kemi zhgënjimin e madh të popullit shqiptar – tha analist politik Visar Ademi.
Këta njerëz që do të shkojnë në zyrat e reja, cilën politik dot zbatojnë ? Ka ndërtuar BDI ndonjë politik reformuese? Kemi dëgjuar ndonjë program?. Pse BDI nuk si parti atë kapacitete që si parti e madhe politike të paktën një muaj para të promovonte pesë ajo dhjetë kandidatë të mundshëm për ekzekutiv. Pse nuk e ka këtë BDI-ja? BDI është e mbyllur punon në mënyrë jo transparente, nuk e dëshiron mendimin ndryshe , i ndëshkon ata që mendojnë ndryshe mjafton të shikojmë që tre nënkryetarët që ishin bartës të kësaj rokade të pozicionit të BDI-së nuk është në përbërjen e re qeveritare dhe unë mendoi se pasojat për ta do të vazhdojnë. Kush mendoni se është në krye të kësaj fryme? Unë mendoj se në krye të kësaj fryme janë të gjithë ata figura të vjetra të cilët kanë frikë ndryshimin, i rezistojnë atij dhe që mendojnë se partinë e kanë pronë personale– tha ish deputetja e BDI-së “Ermira Memeti.