Edmond Ademi, zyrtar i lartë i LSDM-së, njëherësh bashkëpunëtor i afërt i kreut të kësaj partie, Zoran Zaev, ka shpjeguar incidentin e ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë mbrëmjes së të enjtes, kur përkrahësit e Nikolla Grueskit ndërprenë seancën e emërimit të kreut të Kuvendit, duke lënduar rëndë disa prej deputetëve.
Ademi në emisionin Komiteti ka treguar se si filloi i gjithë sulmi dhe kush fillimisht u mundësoi hyrjen përkrahësve të Gruvskit.
Sulmin ku mbetën të lënduar shumë prej deputetëve, e më së shumti deputeti shqiptar, Zijadin Sela, zyrtari i LSDM-së thotë se mundësuan deputetët e VMRO-së, që i hapën dyert huliganëve.
Sipas Ademit, mekanizmat brenda Kuvendit pamundësojnë hyrjen e dhunshme të kujtdo, mirëpo, sipas tij, jo vetëm depërtimin e huliganëve, por edhe drejtimin e tyre e bënë deputetët e partisë së Gruevskit. /albeu.com/