Admirali Davidson: Kina shpejt po zëvendëson Amerikën si fuqi ushtarake

Kina mund ta pushtojë Taivanin brenda gjashtë viteve të ardhshme derisa Pekini po përshpejton lëvizjet e saj për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, ka paralajmëruar top-komandanti amerikan.

Taivani demokratik që vetë-qeveriset jeton nën kërcënimin konstant të pushtimit nga Kina, liderët e të cilës e shikojnë ishullin si pjesë të territorit të tyre dhe për të cilin janë zotuar se do ta kthejnë një ditë.

Brengosem se ata [Kina] po përshpejtojnë ambiciet e tyre për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe lidershipin tonë në rendin ndërkombëtar deri më 2050,” tha admirali Philip Davidson.

Taivani është qartazi një prej ambicieve të tyre para se ky zëvendësim të ndodh. Dhe mendoj se kërcënimi është i manifestueshëm brenda kësaj dekade, në fakt, brenda gjashtë viteve të ardhshme,” i tha ai komitetit të senatit.

Davidsoni tha se ekspansioni i aseteve ushtarake të Kinës në rajon rrezikonte krijimin e një situate “të pafavorshme” për ShBA-të, duke e reduktuar nivelin e sigurisë.

Po akumulojmë rrezikun që mund ta trimërojë Kinën që në mënyrë të njëanshme të ndryshojë status kuo-në para se forcat tona të mund të japin një përgjigje efektive,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu