Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në fushatë patriot, tani i vardiset pushtetit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pas takimit të liderëve tha se do të kërkojë takime “kokë më kokë” me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar disa çështje të rëndësishme.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Azizi e akuzoi Ahmetin për, siç thotë ai, mungesë guximi për të folur hapur në tryezën e përbashkët dhe për prirje ndaj takimeve private me pushtetin.

“Patriot në fushatë, vardisës nga natyra… Nga keksat e ‘buza me tamël’, te takimet tet-a-tet. Kështu kur nuk ke guxim të flasësh në tryezë të burrave, por kërkon takime ‘private’, si gjithmonë, për t’iu vardisur pushtetit në kurriz të interesave të shqiptarëve”, shkruan Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu