Adnan Azizi: Kërcënimet me plumba bosh të Ali Ahmetit nuk e ndalin ndryshimin

Sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një shkrimi në facebook ka akuzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se përmes kërcënimeve me “kasaphane”, “uraganë” përpiqet të kërcënojë kundërshtarët e tij politik.

“Për 20 vite Ali Ahmeti dështoi, shkatërroi gjithçka dhe nuk realizoi asnjë projekt kapital për shqiptarët. E tash mundohet me kërcënime si “kasaphane”, “uraganë” dhe përmes llaskucëve e belaxhinjëve të tij, të cilët siç po duket ia kanë zënë bishtin me derë, përpiqet të kërcënojë kundërshtarët e tij politik ose siç na quan “thneglat”. Por këto kërcënime nuk ndikojnë fare në frymën e ndryshimit që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm!
Por me dhunë e kërcënime, nuk mund as të mbulohen krimet e bëra nga djali, vajza, dhëndrri, nipi, Eurovia, Soravia dhe kazinotë, e as nuk mund ti ndalohet hapi ndryshimit të cilin qytetarët e presin me padurim.
Edhe pse Alia hapur po na kërcënohet me dhunë, ne me dashamirësi dhe mirënjohje do të respektojmë çdo votë shqiptare, do të respektojmë njerëzinë dhe vullnetin që kanë votuesit tanë, por edhe ata të kampit politik rreth BDI-së”
, shkruan Azizi.

Sipas Azizi logjika e dhunës dhe hakmarjes është e atyre të cilët janë të përfshirë në aferra korruptive apo lista të zeza.

“Sepse, ne jemi të bindur që këtë logjikë të dhunës dhe hakmarrjes politike të Ali Ahmetit ndaj nesh e përkrahin vetëm ata që janë të përfshirë në lista të zeza amerikane, në afera korruptuese, ata që bashkëpunojnë me bizneset serbe dhe ruse në vendin tonë. Për momentin vetëm të tillët po e shoqërojnë tani Ali Ahmetin!
Zotri Ahmeti, koha që në emër të patriotizmit të bëhesh milioner, po përfundon, sepse Ju tashmë jeni në nivelin e Ledrit dhe Tunës, e këngëtarët patriotik nuk mund tu bëhen maskë e fytyrës së vërtetë!
Heroizmi nuk qëndron tek këngtarët por nëse do ta shohësh patriotizmin e vërtetë, kalo nga Prekazi, nëse ka kush ta hap derën kuptohet! Megjithatë, qytetarët e dinë shumë mirë se kush jeni, e ku jeni zhytur. Prandaj, pas 8 majit do t’u dëshirojmë përballje korrekte dhe të drejtë në proceset gjyqësore, për të gjitha këto afera korruptive!
24 Prilli dhe 8 Maji po afrohen! NDRYSHIMI PO VJEN! NDRYSHIMI QË VLEN”
, ka përfunduar shkrimin e tij Adnan Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu