Adriana Matoshi: O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas tentimeve të dështuara për manipulimin e zgjedhjeve në Mitrovicë, duke theksuar se qyteti nuk mund të vidhet dhe se populli gjithmonë do të fitojë.

Porosia e plotë e Adrianës Matoshit:

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq!

Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!

Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu