Adrola Dushi feston ditëlindjen, sa vite bëri bukuroshja? Urimi i nënës së saj e emocionoi më shumë se të gjithë

Adrola Dushi feston sot 29 vjetorin e lindjes. Modelja ka marrë një sërë urimesh nga miq dhe të afërm por më të veçantin e ka marrë nga e ëma e saj. Ka qenë vetë modelja, që e ka ndarë mesazhin me ndjekësit në Instagram. Ndërkohë, Adrola ka shkruar: “Të dua sa bota mam”.

“E bukura ime, E ëmbla, E njoma, e vogla, Sa të duaa

Gëzuar ditëlindjen

Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde

Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti

Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë

Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam

Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh

Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota

Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura” – i ka shkruar e ëma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu