Avokatët e rastit të Kumanovës: Persona të pafajshëm janë akuzuar për mbuluar organizatorët e vërtetë

Në seancën e sotme për Lagjen e Trimave, i akuzuari, Nexhmedin Lika e akuzoi prokurorinë për kurdisje të procesit gjyqësorë në marrëveshje me disa prej të akuzuarve.

Sipas tij ka shumë të akuzuar që dinë detaje rreth organizimit të luftimeve por nuk flasin, pasi mbrojnë dikë. Ndërsa, i akuzuari tjetër Besnik Ajdini kërkon llogari për atë se përse është arrestuar dhe me çfarë baze ngarkohet për pjesëmarrje në ngjarjet e Kumanovës.

Avokatët mbrojtës, vlerësojnë se persona të pafajshëm janë akuzuar me qëllim të mbulimit të organizatorëve të vërtetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu