Afrika po ndahet në dysh? Një shpërthim i madh në Kenia po rritet, shpërbërja e kontinentit po ndodh

Një çarje e madhe për disa milje ka ndodhur në jug-perëndim të Kenisë.

Çarja e cila vazhdon të rritet është shkak i një aktiviteti seizmik në pjesën e Nairobi-Narokut.

Tani studiuesit po supozojnë se ky fenomen ndodh njëherë në 1 milion vjet.

Në një artikull për “The Conversation”, studiuesja Lucia Perez Diaz, e shpjegon këtë fenomen.

Toka është një planet gjithnjë në ndryshim, edhe pse në disa aspekte ndryhsimi mund të jetë pothuajse i panevojshëm për ne.

Pllakat tektonike janë një shembull i mirë për këtë, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Litosfera e tokës (formuar nga korja dhe pjesa e sipërme e mantelit) është thyer në një numër të pllakave tektonike.

Këto pllaka nuk janë statike, por mund të lëvizin në shpejtësi të ndryshme, mbi një astehnosferë të trashë dhe të rrëshqitshëm.

Saktësisht cili mekanizëm apo mekanizma qëndrojnë prapa këtyre lëvizjeve është ende e debatueshme, por ato janë lidhje që përfshihen brënda asthenosferës dhe gjenerimi i forcave në kuftijtë përmes pllakave.

Këto forca nuk munden aq thjesht të lëvizin përreth pllakave, ato gjithashtu mund të shkaktojnë prishjen e pllakave, duke formuar një çarje dhe potencialisht duke çuar në krimin e kufijve të pllakave të reja.

Sistemi Rift i Afrikës Lindore është një shembull që po ndodh në këtë vend.

Sistemi Rift shtrihet mbi 3, 000 km nga Gjiri i Adenit në veri drejt Zimbabvesë në jug, duke ndarë pllakën afrikane në dy pjesë të pabarabarta: pllakat somaleze dhe nubiane./Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu