“Sot Lëvizja BESA i bën katër vjet. Kanë qenë këto njësoj si katër e vjetët e para të jetës së njeriut, që tashmë i ka marrë këmbët dhe ka filluar t’i shqiptojë saktë fjalët e duhura. Gjatë kësaj kohe, BESA është sfiduar me erëra e furtuna të ndryshme nga kundërshtarët, por kjo – në vend që ta lëkundë – vetëm e ka përkundur që të rritet dhe të bëhet më e fortë e më e qëndrueshme përballë tyre. Dy ciklet zgjedhore, nëpër të cilat kaluam, e kanë përdëftuar këtë.
Unë jam i sigurt se rrugën tonë nuk e ndal dot askush, sepse entuziazmi dhe vullneti i lirë për të prodhuar mirëqenie për popullin tonë nuk është diçka që mund të ndalet. Ne jemi në Besë, sepse vetëm ashtu kuptimësohet ekzistenca jonë. Prandaj, pavarësisht vonesave e pengesave, fitorja do të jetë e ëmbël.
Mbetem me shpresë se viti tjetër do të jetë vit më i mbarë se ky që po e përfundojmë, gjithnjë i bindur se krasitja – edhe pse mund ta bëjë pemën të duket shëmtuar – ajo detyrimisht e bën të bereqetshme. Sythat e rinj tek presin të çelin.
Urime 4-vjetori BESAtarë!”, shkruan kryetari i Lëvizjes BESA, Affim Gashi.










