Afrim Gashi: Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president

Kryetari i partisë opozitare Alternativa, ka njoftuar nëpërmjet një postimi se opozitare shqiptare në kuadër të LEN tashmë veçse e ka zgjedhur kandidatin e saj për president që do garojë në zgjedhjet presidenciale e se emri do të bëhet publik ditëve në vijim, transmeton InfoShqip.

Postimi i plotë:

“Sot, kur edhe zyrtarisht po shpallen zgjedhjet presidenciale, dua ta njoftoj opinionin se Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president.

Kandidati i Lidhjes do të jetë një emër i respektuar, i cili del përtej kufijve etnikë e politikë, duke qenë një mundësi e rrallë që në Maqedoninë e Veriut për herë të parë të shprehet karakteri multietnik i shtetit.

Lidhja ka kandidat që i hy kësaj gare për ta fituar dhe për t’u bërë president i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk do të jetë “tjetri”, por që do të jetë “i yni”.

Emri i tij do të bëhet publik ditëve në vijim.

Po vjen një lajm i mirë.”, ka shkruar Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu