Afrim Gashi merr titullin Ambasador i Paqes (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi është shpallur Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale të Shqipërisë dhe Kosovës. Titulli Ambasador i Paqes, Gashit do t’i ndahet më 29 janar në një ceremoni që do të organizohet në Shkup. Në të njëjtin eveniment do të zhvillohen edhe punimet e aktivitetit për konstituimin e degës së Këshillit Shqiptar të Paqes në Maqedoni. Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara dhe vendosjen e një kulture të paqes. Duke kapërcyer kufijtë racialë, fetarë, kombëtarë dhe etnikë ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një bote e bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni.

Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në janar të vitit 2001. Deri tani në botë numërohen mbi 100 000 Ambasadorë të Paqes. Ndërsa, në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500 Ambasadorë të Paqes, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile, etj.

Ndër ta mund të përmendim:

Ish presidentin Rexhep Meidani,

Ish presidentin Alfred Moisiu,

Ish presidentin Fatmir Sejdiu,

Ish presidenten Atifete Jahjaga,

Presidentin Hashim Thaçi,

Ish kryetarin e kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi,

Kryeministrin Ramush Haradinaj,

Ish kryeministrin Behxhet Pacolli

Prof. Dr. Shezai Rrokaj,

Prof. Dr. Jani Dode dhe plot të tjerë.

Sipas organizatiotëve, qartësimi thelbësor i formave të ndryshme të mbetjeve të konflikteve historike, shpalosja e njohjes mbi paragjykimet e akumuluara përmes gërshetimit historik të kombeve dhe besimeve fetare të ndryshme në Ballkan dhe Evropë do të ndihmojë në kuptimin e qartë të rolit dhe misionit të shqiptarëve: “Shqiptarët – një Popull i Paqes, një Popull për Paqe në Ballkan”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu