Afrim Gashi nënshkruan Politikën e Integritetit: Kuvendi angazhohet për transparencë dhe përgjegjësi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Politikën e Integritetit në prani të përfaqësuesve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Theksova angazhimin tim dhe të Kuvendit për të instaluar një sistem transparent dhe të përgjegjshëm, duke siguruar standarde të larta etike dhe morale në çdo hap të punës sonë. Vlerësova gjithashtu se kjo politikë do të shërbejë si model për të gjithë institucionet dhe do të kontribuoni në forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend. Mbetemi të përkushtuar për hapat e mëtejshëm të implementimit dhe monitorimit të zbatimit të kësaj politike”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu