Agim Nuhiu, zëvendësministri i deritanishëm i MPB prej sonte merrë mandatin e ministrit të kësaj ministrie, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës. Sipas kësaj marrëveshje, me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhe mandati i ministrit të Brendshëm dhe atij të Punës dhe Politikave Sociale, ashtu që përkohësisht këtë detyrë e marrin zëvendësministrat e brendshëm që deri tani kanë qenë në detyrë. Ashtu që Nuhiu si kuadër i BDI do të jetë përkohsisht në detyrën e ministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes së Përzhinës Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nga LSDM ishin zgjedhur ministra në kuadër të qeverisjes së zgjeruar me mandat 100 ditësh deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Por sipas marrëveshjet ata duhet të lënë detyrën ndërsa kompetencat deri në krijimin e qeverisë së re, i kalojnë zv. ministrave të tanishëm, pra Agim Nuhiu i BDI-së dhe Ibrahim Ibrahimi nga partia e komunitetit rom. Sipas disa mediave, VMRO dhe BDI rikthejnë nën kontroll MPB-në.