Agjenti Jorge Mendes: Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet për momentin në Portugali

Agjenti Jorge Mendes ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Sporting.

Sprting Lisona janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke fituar në kampionat për herë të parë pas 19 vitesh, ndërsa nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro ka thënë se ajo do të ‘përpiqet të bindë’ superyllin të kthehet në shtëpi.

Por agjenti Mendes ka mohuar një kthim të mundshëm të tij, edhe pse Ronaldo hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Juventusin dhe thashethemet për një të ardhme diku tjetër vazhdojnë.

“Cristiano është krenar për titullin e fituar nga Sporting, siç ka demonstruar publikisht”.

“Por për momentin planet e tij të karrierës nuk kalojnë nëpër Portugali”, ka thënë Mendes për Record.

Ronaldo filloi karrierën e tij me Sporting dhe u transferua në Manchester United në vitin 2003, para se të bashkohej me Real Madridin gjashtë vjet më vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu