Agjenti: Për Lewandowskin paratë s’kanë rëndësi, klubi donte ta zëvendësonin me Haaland

Robert Lewandowski është në qendër të mediave për shkak të ardhmes së tij, i cili akoma nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Bayern Munich, apo do të transferohert në “Camp Nou”, pasi Barcelona po këmbëngul për shërbimet e sulmuesit.

Deklarata dhe kundërdeklarata, ditët e fundit janë shumë të “nxehta” për sulmuesin polak, dhe për këtë ka folur edhe agjenti i Lewandwskit, Pini Zahavi, i cili ka zbuluar se vendimi i sulmuesit për t’u larguar nga Bayern lidhet me lojtarin që e dinte se klubi gjerman dëshironte ta zëvendësonte me Erling Haaland.

Problemi është se çfarë preferoi sulmuesi norvegjez. Ai u largua nga Dortmudi, por zgjodhi Manchester City.

Për Lewandowskin, Bayern tashmë është histori. Ai ka mundësinë të shkojë në klubin që gjithmonë e ka ëndërruar. Cila është arsyeja e Bayernit për të mohuar këtë mundësi? Drejtuesit e Bayernit thonë se duan ta mbajnë sulmuesin deri në vitin 2023? Po, mund ta mbajnë edhe një vit, por kjo është diçka që nuk e këshilloj. Lewandowski është një njeri inteligjent, ai e dinte se çfarë po ndodhte dhe çfarë po planifikonte Bayern.

Ai e dinte që Bayern dëshironte ta zëvendësonte me Haaland. Lewandowski dëshiron të largohet në verë dhe paratë nuk kanë rëndësi. Ai nuk ndihet i respektuar nga menaxhmenti. Bayern humbi Robertin si lojtar dhe gjithashtu si person”, shpjegoi agjenti në një deklaratë për Bild.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu