Ahmed Kalaja: Kush guxon të prekë kishat e të krishterët, na ka përballë (VIDEO)

Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja ka deklaruar se myslimanët do jenë të parët që do mbronin të krishterët e kishat e tyre nëse ato do cenoheshin.

Duke marrë shkas nga apeli i ambasadës amerikane mbi kujdesin gjatë këtyre ditëve të Pashkëve apo mbi ca lajme për rrezik sulmesh rreth e rrotull ndaj objekteve të kultit të krishterë, imam Kalaja ka thënë se myslimanët do ishin rrethi i parë mbrojtës i tyre.

Ai, në fjalimin e tij të xhumasë, i është referuar për këtë qëndrim urdhrave kuranore dhe modelit profetik ku besimtari i një feje tjetër mbrohej e kurrë nuk sulmohej. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë dhe me trupat tanë”, ka thënë kleriku i njohur mysliman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu