Ahmeti angazhon ekip ndërkombëtar në krye me Paul Williams, kërkon zgjidhje për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve”

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka njoftuar se lideri i partisë, Ali Ahmeti do të angazhojë ekip ndërkombëtar me në krye Paul William, për, siç shkruan Ademi, gjetjen e zgjidhjes për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve”

“Kryetari Ahmeti paralajmëroi një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së, për rrjedhojë, ai ka angazhuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Williams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se esenca e Marrëveshjes së Ohrit është të parandalojë sundimin e shumicës (majorizimin) mbi komunitetin e dytë më të madh ne vend, duke promovuar kështu një demokraci të vërtetë multietnike dhe konsensuale”, ka shkruar Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu