Madje, në vijim të intervistës, lideri integrist Ali Ahmeti ka thënë se disa u bënë zëdhënës të Fërçkovskit e Bogoevskit dhe ai del e thotë se ka marrë miliona e miliona euro nga rasti “Maxhar telekom”, mos mendojnë aq lehtë, sepse BDI është vlerë kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të fyhet e denigrohet në gjithë atë masë nuk do lejojnë shqiptarët.
“Kur Fërçkovski thoshte ka lindur një foshnje e vdekur, unë e legalizova atë (UT-në) dhe atij ia bëra 8 me 2”, u shpreh Ahmeti në Zig zag në Tv Art.
“Le të bëhet Prokuroriia speciale, Gjyq special…BDI nuk humbi, kanë humbur shqiptarët dhe me fanatizëm e mbroj se BDI është fitues, por mandate kanë humbur shqiptarët. Botërisht dihet se BDI është vazhdimësi e UÇK-së dhe nuk do t’i turpërojë ata familje…”, ka thënë Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.