Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sonte bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e tij. Ngjarja është relizuar në restorantin Biznis në Çair, njofton Aktuale.mk.
“Të jemi krenar për punën që kemi bërë sepse e kemi bërë për tokën tonë, ata që na trasuan rrugën që të ndërgjegjësohemi për një komb dhe të mos lejojmë si ushtarë, patriotë, bashkëveprimtarë të manipulojë dikush nga përcaktimet tona të mëdha, me qëllim të ecim drejt qëllimeve dhe misoneve sepse ata vazhdojnë.
Të gjithë të së bashku në NATO e BE dhe ky është synimi, i ka hjek Evropa kufijtë pse të mos i heqim edhe ne. Ne jemi misionarë, ata nuk lodhën kurrë, të fortë i bën e ardhmja dhe e ardhmja u takon atyre që punojmë më shpirt…T’i thërasim shqiptarët në bashkim dhe në një qëllim”, ka thënë Ahmeti në takimin me ish luftëtarët e UÇK-së.
Ndryshe, për këtë ambient madhështor janë kujdesur rapsodët nga Kosova, vëllezërit Agaj (Zhutat)./aktuale












