Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, vlerëson se cenzusi për rrethin e dytë të zgjedhjeve nuk është i rrezikuar. Ai para Kuvendit Zgjedhor të Forumit Rinor të BDI-së, ka thënë se të gjitha shtabet janë në kryer të detyrës dhe se suksesi do të jetë i plotë.
“Unë kam bërë një vlerësim dhe besoj se kjo është një e arritur tanimë që shumë e afërt, organizimi është në nivel, të gjitha shtabet janë në krye të detyrës dhe besoj shumë që suksesi do të jetë I plotë “ tha Ahmeti.
Ahmeti porositi votuesit se më 5 maj nuk votohet vetëm kandidati, por filozofia e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
“Mendoj që tani me 5 maj vendoset a do të jemi të suksesshëm dhe a do të japim porosi tek komuniteti ndërkombëtar se tanimë ne jemi një shtet serioz mirë I organizuar, sepse më 5 maj në rrethin e dytë nuk votohet vetëm kandidati, por votohet filozofia e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe BE.” shtoi Ahmeti.
I pyetur nëse është zbehur angazhimi I partisë që e udhëheq ai për rrethin e dytë, Ahmeti mohoi një gjë të tillë, duke nënvizuar se dje organet e partisë mbajtur takime dhe kanë dhënë direktivat për mobilizim, për 5 maj.
VIDEO:










