Ahmeti: Deklaratat e Veselit ma kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti duke komentuar deklaratat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa zyrtarëve të PDK-së, lidhur me formimin e Qeverisë ka thënë se këto deklaratë i kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë.
Ahemti ka thënë kush do të që e ka shumicën në Kuvend mund ta formojë qeverinë.

Ai duke marr si shembull rastin në Maqedoni ka thënë se këtë e ka konfirmuar edhe BE e SHBA.

“Deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK mbrëmë ma kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë. Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej, shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë”.

“Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar Ahmeti, transmeton lajmi.net.

Zyrtarë të PDK-së janë shprehur së Vetëvendosje nuk ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe se ata do të mbesin në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu