Ahmeti: Dokumenti i LSDM-së nuk përmban bombë atomike, do të kemi propozimet tona

Pas përfundimit të manifestimit për luftën e 2001-it, kryetari i BDI-së është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve të pranishëm, ndër të tjera edhe për negociatat për formimin e qeverisë së re, përcjell Zhurnal.

“Janë duke u bërë të gjitha analizat, ju siguroj që dokumenti nuk përmban ndonjë bombë atomike dhe do t`ju informojmë për të gjitha detajet. Bëhet fjalë për kërkesa konkrete të shqiptarëve dhe partitë shqiptare me siguri do të kenë propozimet e veta”, ka thënë Ahmeti.

LSDM është në pritje për të siguruar firmat e nevojshme për të marrë mandatin.

“Presim sinjalet e BDI-së të jenë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Në këtë fazë flasim për nënshkrime për mandat, e jo për përmbajtjen dhe formën e qeverisë. Atë që presim të marrim është mandati për formimin e qeverisë së re”,- theksoi Petre Shilegov nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu