Ahmeti e Xhaferi do të kthehen në gjykatë më 5 shtator

Është shtyrë për më 5 shtator seanca gjyqësore kundër ish kundër-zbuluesit Slobodan Bogoevski, i cili akuzohet për shpifje nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Musa Xhaferi.

Gjyqi ka problem të përcaktojë juridikacionin e lëndës për shkak se Bogoevski deklaratën për rastin “Magjar Telekom” e ka dhënë në një Gjykatë të Amerikës. Ahmeti dhe Xhaferi nga Bogoevski kërkojnë 5.5 milion denarë për fyerje dhe shpifje.

Bogoevski për gjyqin në Nju Jork në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se përmes biznesmenit grek Kondominas, dyshja Ahmeti Xhaferi dhe kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski kanë marrë mitë prej 7.5 milion euro që ta mbajnë situatën e monopolit në tregun e shërbimeve telefonike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu