Ahmeti: Është herët për parti multinacionale

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar në një emision të TV “24 Vesti”, ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor në Republikën e Maqedonisë.

Ahmeti ka folur për një sërë çështjesh të cilat ai dhe partia e tij do t’i kenë primare nëse fitojnë zgjedhjet e dhjetorit që do të mbahen këtë të dielë.

Ai ka thënë se fillimisht, shpreson që zgjedhjet të jetë demokratike dhe që të reflektohet në vullnetin e votuesve, pasi po monitorohen edhe nga ndërkombëtarët.

Lidhur me partitë multinacionale, Ahmeti ka thënë se për sa i takon përpjekes së LSDM-së për të fituar vota të shqiptarëve, për momentin nuk ka kushte për parti të përziera maqedono-shqiptare, duke shtuar se kjo do të mund të arrihet pas së paku një dekade.

I pyetur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Ahmeti ka thënë se konsensualiteti, barazia ekonomike dhe gjuhësore, përfaqësimi adekuat janë shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk ka mbështetës më të madh se BDI-ja të këtij dokumenti.

“Çështja shumë aktuale e gjuhës ëshë zgjidhur që në vitin 2001 me Marrëveshjen e Ohrit por mungon implementimi i saj – dhe nuk është aspak e lehtë të bëhet kjo.

Në këtë marrëveshje shkruan e zeza mbi të bardhë se ‘Gjuha të cilën e flasin mbi 20% e popullsisë në Republikën e Maqedonisë është gjuhë zyrtare’, pra në Republikën e Maqedonisë dhe jo në një komunë apo një tjetër – në gjithë territorin”, ka thënë Ali Ahmeti.

Gjatë bisedës, Ahmeti ka folur edhe për përgjimet.
“Më kanë përgjuar të gjithë që nga Cërvenkovski deri te Gruevski dhe u kam thënë se kot lodhen, unë e them çdoherë të njejtën gjë, si në takime bilaterale ashtu edhe në biseda telefonike”, duke shtuar se ai nuk do të padisë askënd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu