Bashkimi Demokratik për Integrim sonte po zhvillon tubimin qendror në Kërçovë. Gjatë fjalimit para kërçovarëve, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se nuk i frikësohet Gruevskit i cili në fushatë vazhdimisht po kërkon tek maqedonasit që të mbështetet dhe të ketë 63 mandate për deputet.
“Neve syri nuk na është dridhur nga tanket e jo nga 63 mandate që dikush po i kërkon t’i ketë në zgjedhjet e 11 dhjetorit”, tha Ahmeti.










