Ahmeti: Ivanov u nxitua, platforma nuk u vendos në Tiranë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke folur për televizionin “21” në Shkup, hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Ivanov dhe të VMRO-së se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është “vendosur nga Tirana”, duke kërkuar formimin sa më parë të qeverisë së re të Maqedonisë

“Deklarata e përbashkët është hartuar në Shkup, e jo në Tiranë. Nuk është e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë”, thotë ai.

Ahmeti u takua një ditë më parë me Mogherinin dhe përcolli të njëjtin mesazh si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Presidentin e vendit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu