Ahmeti: Kemi komunikim me LSDM-në. Bëjmë përpjekje të thirret Parlamenti

Kemi komunikim me LSDM-në dhe pa një marrëveshjes mes palëve, LSDM-së, VMRO-së e BDI dhe partive tjera nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova.

“Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake.

Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer ca sharje dhe ofendime, por për të zhvilluar një seancë ku do të zgjidhet një komision për emërime, dhe të zgjidhet kryetari i Parlamentit”, tha Ali Ahmeti në TV21 speciale.

“A do bëhet kjo ditën e enjte mbetet të shihet, përpjekje bëhen por kjo mbetet e dëshirueshme”, ka nënvizuar Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu