Ahmeti në Gostivar: Kështu të ndarë, shqiptarët nuk do fitojnë gjë

Bashkimi Demokratik për Integrim po zhvillon sonte mitingun qendror në sheshin e Gostivarit.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi para të pranishmëve në Gostivar se është momenti të bëhemi bashkë, dhe mos të përçahet vota shqiptare.

“Mos u dridhet qerpiku se kështu të ndarë nuk do të fitojnë shqiptarët asgjë. Më të denjë se ne nuk mund të ketë vend, por të vegjlit nuk mund ta dëmtojnë BDI-në por shqiptarët, duke përçarë votën shqiptare”, theksoi në Gostivar, Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se BDI do të jetë forcat vendimtare e 11 dhjetorit, njofton Tetovasot.

“BDI-ja do të jetë forca vendimtare e 11 dhjetorit dhe me padurim do me duket shumë e gjatë dita e shtunë deri në dark të dielën për të parë gjallërinë shqiptare”, theksoi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu