Ahmeti për hapjen e kufijve me Kosovën: Është çështje e ISHP-së

Kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti, në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka ndonjë përçarja mes koalicionit LSDM-BDI sa i përket hapjen e kufijve me Kosovën mohoi të ketë probleme brenda Qeverisë.

“Është çështje e ekspertëve, e Institutit për Shëndet Publik dhe institutit e dy vendeve tona duhet të bëjnë vlerësim sepse është përgjegjësia e shtetit që gjërat t’i vendos sipas vlerësimeve shkencore dhe të ekspertëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti inkurajoi ISHP-në që të ndërmerr epilog për shkak se, sipas Ahmetit, lëvizja e qytetarëve është në dobi të dy vendeve.

“Varet se çfarë vlerësime do të bëjnë ekspertet nga dy vendet”, tha Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu