Ahmeti për kryeministrin shqiptar: Çdo gjë është e mundur (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe sot në facebook ka shkruar se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e veriut. Më poshtë mund të lexoni postimin e Ahmetit.

Postimi i plotë:

“Erdhi koha të dashur miq, #KryeministërShqiptar

Erdhi koha të dashur miq, të bashkohemi sepse kur jemi bashkë, çdo gjë është e mundur, ashtu siç ishim bashkë që nga lufta e UÇK-së gjer tek zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Kuvendit, anëtarësimit në NATO dhe negocimit me Bashkimin Europian.

Në postimin e Ahmetit është ngjitur edhe një video në të cilën thuhet:

“Ky është vendi ynë, vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë e tij, në trashëgimin e tij, në kulturën e tij, ekonominë e tij, në të ardhmen e këtij vendi. Dhe tani është kohë për një pjesë të barabartë në vendimmarrje. Në këto zgjedhje kërkojmë kryeministër shqiptar i cili do të jetë kryeministër i të gjithëve, kryeministër i barazisë, me vende të barabartë të punës, pagave të barabarta, pjesëmarrjes së barabartë në Qeveri, për shqiptarët dhe të gjithë”.

VIDEO:


1 Koment

  1. Qe behesh ti me ata klysht e tu kryeminister ateher do ta shifni maqedonin sa mbrapa ja me shku
    Un jam qe shqiptar te jet kryeminister amo jo shqiptar si ju
    Si ju kryeminister ma mir te jet Zaevi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu