Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në orën 12:00, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, do të ketë paraqitje ku pritet të flasë lidhur me synimin e kësaj partie për kryeministri shqiptar.
Ahmeti në video theksoi arritjet e pushtetit për gjithë këto kohë qeverisje siç rediti, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Marrëveshjen e Ohrit dhe Prespës, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për BE, shkruan InfoShqip
‘Tani është koha për barazi të plotë, për marrje tëpërgjegjësisë për të prirë! Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Disa mund ta quajnë këtë ide të parealizueshme. Disa mund edhe ta përqeshin besimin tonë në realizimin e ëndrrës së shumhqiptarëve. Kjo megjithatë është diçka e mirë. Kur dikush ta mohon ëndrrën të bën të punosh akoma më shumë për ta realizuar” u shpreh Ahmeti./InfoShqip.com










