Ahmeti për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kosovarët t’i besojnë Amerikës, kurrë nuk na ka zhgënjyer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se i beson shumë Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe se deri tani kurrë nuk e kanë zhgënjyer prej që që kur ka bashkëpunuar me aleatët amerikanë.

Ahmeti ka folur lidhur për çështjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë dhe tha se nuk është për ndryshim kufijsh mes dy shteteve.

Lidhur me ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lehtësimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, Ali Ahmeti tha se nuk ka asnjë dilemë se do ketë rezultate.

”Nuk mendoj që SHBA, mendon të bëjë veprim në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe s’kam asnjë dilemë që Amerika në 20 vjetët e fundit kanë marrë vendime të drejta. Unë i besoj Amerikës pa rezervë. Asnjëherë nuk jam zhgënjyer sa herë kam bashkëpunuar me autoritetet amerikane”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se shqiptarët e Kosovës duhet t’i besojnë aleatëve të saj, SHBA’së dhe se pavarësisht ndërrimit të administratave amerikane, strategjia e Amerikës nuk ndryshon kurrë.

”Kosova pa rezervë, duhet t’i besojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Jam dëshmitar, i kam jetuar disa situata. U ndryshuan administratat, strategjia e Amerikës nuk ndryshon. Ndryshojnë politikat të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, ato politika madhore të jashtme por jo Amerika”.

Nesër mund të vijë një administratë tjetër, por ajo Amerikë do të jetë e njëjta”, tha Ahmeti në Rubikon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu