Në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me këtë rast Ahmeti ka publikuar një fotografi në Facebook, ku theksoi se për të është kënaqësi të bisedojë me Ramën.
“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Në këtë konferencë të pranishëm janë: kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe do të drejtohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Zbignjev Rau, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksander Shalenberg, sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.









