Kërkesat që shpalosi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Kongresin e fundit partiak që parimi i “Badenterit” të aplikohet gjatë votimit të Qeverisë dhe gjatë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë, nuk janë kërkesa të reja.
Para Ahmetit, të njejtat kërkesa i ka shpalosur në disa raste edhe Ziadin Sela.
Së fundmi, ai këto kërkesa i përsëriti gjatë një interviste në televizionin Shenja, javë më parë, kur u pyet nëse ASH-ja mund të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Hipotetikisht, një gjë e tillë është e mundur nëse me mua ulet mandatari dhe hap temat reale. Temat reale për të cilat unë jam i interesuar për të biseduar janë: ndryshimet kushtetuese, gjuha shqipe në Kushtetutë, duke hequr definicionin mbi 20% dhe një çështje shumë e rëndësishme e krijuar këtë vitin e fundit me sjelljen e Gjykatës Kushtetuese që po në Kushtetutë duhet të qëndrojë që vendimet që sillen me parim Badenteri në Parlament, qoftë edhe në Këshilla komunale, vendimi në Gjykatë Kushtetuese të bëhet me parim Badenteri. Këto do të ishin tre temat nëse dëshirojnë të negociojnë më Aleancën për Shqiptarët”, ka deklaruar Sela.










