Ahmeti i premton të rinjve në Kërçovë se nuk do të ndalet së punuari për ta

Rinia kërçovare priti liderin e BDI-së Ali Ahmeti me pjesëtarë të tjerë të partisë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Fatmir Deharin.

Ahmeti tha para të rinjve se BDI nuk do të ndalet së vepruari në të mirën e tyre por edhe të gjithë popullit shqiptar.

“Misionet tona nuk kanë mbaruar. Punët tona, sa herë që ndalem, Fatmir, më duket se ja nisim nga e para. Aq shumë punë ka për t’u bërë, si në plan të brendshëm edhe të jashtëm.

E kush janë ata që mund të përfundojnë këto punë, këta dalëzotës. E kush tjetër pos BDI-së, Fatmirit, Ademit dhe kësaj rinie para nesh?” tha Ahmeti para rinisë kërçovare, raporton Tetova Sot.

Ndërsa kandidati i zonës Adem Karaga tha se mes tij, rinia do të sigurojë zë të fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu